Man United ka marrë një lajm të mirë nga sulmuesi i tyre Benjamin Sesko.
Ai u lëndua disa ditë më parë dhe humbi grumbullimin e fundit të kombëtares sllovene, e cila luajti ndaj Kosovës të shtunën dhe sonte do të përballet me Suedinë, shkruan Arbresh.info.
Stafi mjekësor i Man United pati dyshuar se sulmuesi 22-vjeçar ka këputur ligamentin.
Por për fat të mirë Sesko ka vetëm një dëmtim në gju, dhe sipas Fabrizio Romanos ai do të jetë jashtë fushave për 3-4 javë,
Ai pritet t’i rikthehet Manchester Unitedit në fillim të muajit dhjetor, derisa pritet t’i humbasë së paku tri deri në katër ndeshje.
Rikthimi i tij mund të bëhet në sfidën ndaj Wolvesit në udhëtim ku skuadra e Amorimit, e luan me datë 8 dhjetor./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar