Mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic është sërish në radarin e Real Madridit me rikthimin e Zinedine Zidanes në klub.
Bazuar në një raport nga El Chiringuito TV, Zidane ka në listën e tij të transferimeve futbollistin serb Milinkovic – Savic, transmeton portali arbresh.info.
“Los Blancos’ janë përfolur tashmë që një kohë të gjatë për transferimin e tij, por Lazio kërkon një tarifë prej 120 milionë euro.
Situata ka ndryshuar gjatë muajve të fundit dhe tani besohet se ai mund të shitet për rreth 90 milionë euro.
Milani është gjithashtu i interesuar, por ata varen nga situata e tyre në FFP, ndërkohë që Juventusi, Interi dhe Manchester United janë duke mbajtur një sy te Milinkovic-Savic./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...