Manchester City do ta kuptojë vendimin përfundimtar të UEFA-s mbi apelimin për mos pjesëmarrje në garat evropiane për dy vite në fillim të sezonit.
Në muajin shkurt, City u dënua nga UEFA për dy vite mospjesëmarrje në garat evropiane shkaku se klubi anglez ka bërë shkelje të rregullave në financa, transmeton portali arbresh.info.
Ky vendim është apeluar nga “Qytetarët” dhe nëse apelimi do jetë i suksesshëm do kuptohet para fillimit të sezonit të ardhshëm.

City gjithashtu u dënua me 30 milionë euro, vlerë të cilën thuhet se klubi e ka paguar.
Nëse mbetet ky vendim, atëherë shumë yje priten të largohen e ndër ta edhe Kevin de Bruyne, i cili e ka pranuar publikisht se nuk do mundet të qëndrojë dy vite pa pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...