Jude Bellingham pritet të shërohet nga dëmtimi i kyçit të këmbës përpara se Real Madrid të luajë ndeshjen e tyre jashtë fushe kundër Valencias më 2 mars, sipas Marca.
Bellingham mori lëndimin gjatë fitores së madhe të Real Madridit kundër Girona dy javë më parë me rezultat 4-0.
Anglezi fillimisht pritej të mungonte deri në ndeshjen e dytë të raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve, kur Real Madridi luan kundër RB Leipzig më 6 mars.
Bellingham megjithatë është rikuperuar më shpejt se sa pritej dhe tani mund të luajë disa minuta kundër Valencias.
Rikthimi i Jude do të thotë shumë për Real Madridin, duke pasur parasysh se ai është golashënuesi më i mirë me 20 gola në 29 ndeshje. /Telegrafi/
Gonzalo drejt largimit nga Real Madridi, gjiganti italian ri...
Gjini: Jam i nominuar për kryeministër, luftojmë për betejë ...
Zyrtare: Zgjedhjet mbahen me 7 qershor
Ousmane Dembele lojtari më i mirë i gjysmëfinaleve të para
Kurti vizitoi punimet në parkun e erës në Zatriq të komunës ...
Ballkani e Dukagjini në epërsi pas pjesëve të para