Mungesa e Raphinhas në formacionin titullar të Barcelonës kundër Girona ishte një befasu shumë e madhe.
Pasi humbi ndeshjen e së enjtes kundër Osasuna për shkak të udhëtimit nga Buenos Aires, shumë prisnin që ai të startonte të dielën.
Megjithatë, Hansi Flick vendosi ta linte atë në stol. Fillimisht, klubi ia atribuoi atë “lodhjes” pas ndeshjes së tij intensive kundër Argjentinës dhe fluturimit të gjatë, por Flick më vonë përmendi “shqetësimin” si arsye.
Sipas AS , nuk ishte një dëmtim specifik, por lodhje e përgjithshme që kërkonte pushim të plotë për të shmangur dëmtimet e mundshme.
Duke pasur parasysh situatën, Flick dhe Raphinha ranë dakord se ai nuk do të nxehej as në pjesën e dytë, duke u siguruar që ai të merrte kohën e nevojshme të rikuperimit.
Sot, braziliani pritet të marrë pjesë në një seancë intensive stërvitore me lojtarë që nuk janë startues, teksa Barcelona përgatitet për ndeshjen e së mërkurës në Copa del Rey kundër Atletico Madrid në Metropolitano.
Brenda dhomës së zhveshjes, nuk ka asnjë dyshim për disponueshmërinë e tij: “Ai do të jetë në 190%”. Rikthimi i tij do të jetë vendimtar pasi Barcelona kërkon të mbajë gjallë ambiciet e saj të kupës në një ndeshje kërkuese. /Telegrafi/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...