Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ka shënuar gol për skuadrën e tij të re, Lazion, në një ndeshje miqësore Top 11 Radio Club.
Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ishte një ndër afrimet e Igli Tares te Lacio në këtë merkato verore. 25-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e Kosovës, u bind nga drejtori shqiptar për të firmosur me klubin kryeqytetas dhe duket se menjëherë ka fituar zemrat e tifozëve lacial
Në ndeshje miqësore të zhvilluar ditën e sotme, që përfundoi me rezultatin 14-0 ndaj amatorëve të Top 11 Radio Club, Berisha u aktivizua si titullar dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 31-të.
Në momentin e shënimit të mesfushorit shqiptar nuk munguan duartrokitjet e tifozëve, të cilët mesa duket janë “dashuruar” menjëherë me 25-vjeçarin.
Edhe pse luhej ndaj një skuadre amatore, trajneri Inzagi kishte hedhur në fushë lojtarët cilësorë. Ndërkohë që portieri Strakosha nuk është aktivizuar për shkak të problemeve fizike. Vendin e tij e zuri Proto, portieri i ardhur së fundmi nga Olimpiakos./Express/
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...