Mesfushori i Ajaxit, Donny van de Beek ka thënë se ata mund t’i kishin bërë edhe më shumë dëme Juventusit mbrëmjen e kaluar.
Van de Beek mendon se ata “duhej të kishin fituar 4 me 1” pasi Ajaxi e mposhti Juventusin 2 me 1 në Torino për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
“Isha i sigurt që nuk isha në pozitë jashtë loje. Mendoj se Mattia de Sciglio ishte aty gjithashtu, prandaj unë e dija se nuk isha në pozitë jashtë loje”, ka thënë lojtari për golin e barazimit.
“Të gjithë janë duke u çmendur, Ajaxi është në gjysmëfinale. Nëse ne do ta kishim thënë këtë në fillim të sezonit, njerëzit do të qeshnin me ne. Ky është një rezultat fantastik për të gjithë Holandën”
“Askush nga ne nuk do të harrojë këtë natë. Për të qenë i sigurt, ne ishim një skuadër më e mirë në pjesën e parë gjithashtu. Sigurisht, në pjesën e dytë ne ishin shumë më të mirë si skuadër”
“Mendoj se mund ta kishim fituar 4 me 1. Kur ishim në avantazh prej 1 me 0, isha duke menduar para gjysmëfinales për tu përpjekur që të mos ndëshkohem”, shtoi Donny van de Beek./arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran