Anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës amerikane, Chicago Fire.
Shaqiri do të veshë fanellën me numrin 10 dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.
Gjatë prezantimit të tij, ai ka marrë një mesazh nga legjenda gjermane, Bastian Schweinsteiger.
Ish-mesfushori gjerman e njeh shumë mirë klubin, pasi ka luajtur për tre sezone në MLS me Chicagon ku edhe i ka uruar sukses anësorit shqiptar, duke i bërë me dije se ka bërë zgjedhjen e duhur.
“Është një qytet i mrekullueshëm, me njerëz shumë të dëashur dhe është një klub special. Keni bërë zgjedhjen e duhur, trego sa më shumë respect për gjithë tifozët e Chicagos, shihemi së shpejti do të ju vizitoj”, tha gjermani në videon e publikuar nga klubi./Arbresh.info
Iconic. @BSchweinsteiger ? @XS_11official pic.twitter.com/afadrE56yr
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) February 9, 2022
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës