Kryeministri Edi Rama foli mbi shtëpinë e re të Federatës Shqiptare të Futbollit që do ndërtohet te kompleksi Dinamo, përgjatë përurimit që u bë ditën e sotme.
“Godina nuk është me Dinamos prej kohësh, sepse ata që e kanë në dorë sportin e kthyen ne kafaz pëllumbash për shumësportshin.”
“Këtu mungonte vetëm federata e futbollit që pas 18 muajsh do të ketë një shtëpi. Kjo godinë plotëson fazën e dytë të parkut olimpik, që do përfundojë me pishinën e mbyllur. Ka përfunduar edhe projekti për transformimin e kopshtit botanik të Tiranës. Kjo pjesë meriton vëmendje dhe qyteti i Tiranës e meriton.
Në fund, Rama e mbylli me një koment për zgjedhjet e reja për presidentin e FSHF-së dukë thëne, “Ju lutem, mos më ngatërroni mua me zgjedhjet e presidentit të FSHF-së.”
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...