Zinedine Zidane festoi ditëlindjen e tij të 45-të të premten dhe pranoi shumë mesazhe, përfshirë një nga ish rivali i tij Ronaldinho.
Të dy janë takuar disa herë me skuadra kombëtare dhe në shumë ‘El Clasico’ gjatë kohës së tyre te Real Madridi dhe Barcelona, por rivaliteti i tyre ishte gjithmonë një respekt, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Cristiano Ronaldo shkruan historinë me golin e fundit (VIDEO)
“Urime ditëlindjen, shoku im. Ju jeni njëri nga futbollistët që unë gjithmonë kam luajtur me më së shumti kënaqësi kundër jush në fushë”, shkroi Ronaldinho në Instagram. “Disa herë kemi fituar e disa herë kemi humbur, por unë gjithmonë kam qenë i lumtur për të luajtur kundër njërit nga lojtarët më të mirë në botë të të gjitha kohërave”
“Urime gjithashtu për karrierën tuaj të mrekullueshme si trajner. Ju jeni një kampion i mrekullueshëm që është në dijeni dhe e kupton se si duhet drejtuar një skuadër”
Braziliani më pas i uroi sërish ditëlindjen Zidanes duke shpërndarë edhe një foto të francezit./arbresh.info
https://www.instagram.com/p/BVr-6GfFr-s/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë