Driton Kuka ka publikuar një mesazh pas triumfit të Majlinda Kelmendit Grand Prix të Tel Avivit në Izrael.
Driton Kuka po e shijon suksesin e djeshëm të Majlinda Kelmendit në Grand Prix të Tel Avivit në Izrael.
Trajneri i suksesshëm e udhëhoqi xhudisten pejane drejt medaljes së artë dhe dominimit absolut në kategorinë deri 52 kilogramë.
“E premtja motivuese. Një ndër fitoret e Majlindës në Grand Prix Tel Aviv. Të rinjtë si Majlinda po na bëjnë krenarë çdo ditë e më shumë. Bëhu si Majlinda”, ka shkruar Kuka në Facebook.
Ndërkohë, sot do të garojë xhudistja tjetër kosovare, Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë.
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...