Mes shumë klubeve të interesuara për të, Delap zgjedh Chelsean

16:29 | 29 Maj 2025
D.H

Futbollisti i Ipswich Town, Liam Delap ka lënë gjurma të mëdha këtë sezon në Premier League, ani pse skuadra e tij ka rënë nga kategoria.

Delap shkëlqeu tek Ipswichi, dhe ra në sy të shumë gjigantëe anglez, ku me cdo kusht dëshiruan transferimin e tij, shkruan Arbresh.info.

Sipas raportimeve të fundit nga The Athletic, talenti i ri anglez, Liam Delap, është shumë pranë kalimit te Chelsea, ndërsa disa klube të Premier League tashmë janë informuar se lojtari nuk do t’u bashkohet atyre.

Burime pranë klubeve si Manchester United, Newcastle, Everton dhe Nottingham Forest janë njoftuar se 22-vjeçari ka vendosur Chelsean si destinacionin e tij të preferuar për të vazhduar karrierën.

Transferimi te Chelsea pritet të konkretizohet sapo të arrihet marrëveshja për kushtet personale dhe të paguhet klauzola e lirimit.

Delap realizoi 12 gola dhe dy asistime në 37 ndeshje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm