Prishtina e Re u ndal me barazim me rezultat 1-1 në sfidën e xhiros së 26-të ku përball kishte Dukagjinin e Klinës.
Pas ndeshjes përmes një komunikate të gjatë të lëshuar në rrjete sociale, ata fajtor për këtë rezultat e lanë gjyqtarin kryesor të ndeshjes Mervan Bejtuallahu, shkruan Arbresh.info.
“Sot nuk u përballëm vetëm me KF Dukagjinin. Sot u përballëm me Mervan Bejtullahun me shokë.”
“Edhe një herë u përballëm me vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes.”
“Jemi thellësisht të indinjuar me tendencën për të shkatërruar garën sportive”, shkruhet në fillim të reagimit.
Më tej ata kanë përmendur të gjitha rastet në këtë ndeshje ku sipas tyre iu bë e padrejtë.
“Gjersa për ta kompletuar me sukses misionin anti Prishtina e Re, mohohet një tjetër rast i pastër shënimi pas ndërhyrjes ndaj Florijan Kadriut nga kapiteni i Dukagjinit, pa u ndëshkuar me karton të kuq.”
“Përveç këtyre rasteve flagrante, ndeshja u karakterizua nga ndërprerje të panevojshme, kartona të pajustifikuar dhe një sërë vendimesh kontraverse që deformuan rrjedhën e lojës dhe sot në Klinë kishte gjithçka përveç futbollit në të cilin triumfohet me djersë.”
“Këto nuk janë më gabime.”
“Këto janë vendime që krijojnë precedent të rrezikshëm për garën.”
“Nëse këto raste kalojnë pa përgjegjësi dhe pa reagim institucional, atëherë nuk është vetëm një ndeshje që dëmtohet por po shkatërrohet komplet gara.”
“Kjo mungesë e thelluar e neutralitetit nga ata që duhej të ishin simbol të tij duhet ta ndezin alarmin për të gjithë komunitetin e futbollit”, thuhet në reagim.
Prishtina e Re është dëmtuar edhe në ndeshje me Ballkanin, ku disa gabime të gjqytarëve, kësaj skuadre po i rrezikojnë seriozisht rënien nga elita.
Aktualisht Prishtina e Re është e fundit me 24 pikë, pesë më pak se Llapi i cili ndodhet në pozitën e tetë, vend ky që siguron barazhin./Arbresh.info
Pamje nga ndodhi vrasja në Podujevë
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...