Makthi kinez për Milanin duket se ka marrë fund paraditen e sotme, pasi Yonghong Li nuk ka arritur të paguajë këstin te fondi amerikan Elliot, që ka sponsorizuar blerjen.
Tentativa e fundit e kinezit ishte që të bashkëpunonte me manjatin rus, Rybolovlev, për të bërë të mundur pagesën e këstit dhe ruajtjen e pronësisë, transmeton TCH.
Gjithsesi edhe ky opsion ra, pasi rusi që ka në pronësi edhe Monacon, refuzoi të bëhet pjesë e këtij operacioni. Tashmë fondi amerikan Elliot pritet të bërë ekzekutimin e kolateralit ët vënë si garanci, që në këtë rast është klubi kuqezi.
Zyrtari i Elliot, Paul Singer, një njeri shumë i apasionuar pas futbollit, pritet të menaxhojë përkohësisht klubin e Milanit, deri në shitjen te një tjetër shoqëri.
Vera ka nisur me lajme aspak të mria për kuqezinjtë, ndërsa sezoni duket qartë se do të jetë i mbushur me zhvillime jashtë fushe. Tashmë i takon trajnerit Genaro Gattuso, që të bëjë të duket sa më normale, paraqitja e kuqezinjve në fushë.
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...
Publikohen pamje të bombarduesve amerikanë që kryen sulme th...
Shtëpia e Bardhë: 49 udhëheqës të lartë të regjimit iranian ...
Rritet niveli global i detit