Merr fund dilema e golit të dyshimtë të Japonisë kundër Spanjës, FIFA jep shpjegim

15:58 | 2 Dhjetor 2022
K.B

Japonia mbrëmë bëri befasinë më të këndshme në Botëror duke mposhtur Spanjën dhe duke kaluar tutje në fazën tjetër të Katari 2022.

Por, goli i dytë bëri që tifozët të bëjnë komente të ndryshme në mbarë botën në atë se a ka ekzistuar apo jo ky gol, pasi që në kamera topi dukej se e kishte kaluar vijën fundore, gjë që duket edhe sot.

Por, a është topi brenda apo jashtë? Dilemës së fansave i ka dhënë fund FIFA ku ka konfirmuar që goli i Tanakas është i rregullt dhe së topi nuk e ka kaluar vijën fundore.

Sensorët e vendosur në top tregojnë së edhe pse disa milimetra jashtë, topi ishte në vijë, e cila gjë do të thotë se aksioni ishte i rregullt dhe goli ishte i merituar dhe bëri që japonezët ta fitojnë këtë ndeshje.

Rregulla e re e FIFA thotë se mjafton një milimetër që topi të jetë në vizën e bardhë, për t’u cilësuar se ai është brenda.

Japonia e fitoi Grupin E me gjashtë pikë, duke lënë pas Spanjën me katër pikë dhe Gjermaninë me po aq pikë.

Në 1/8-ën e finales Japonia do të luan kundër Kroacisë, që është nënkampion i Botës kurse Spanja me Marokun. /ge

Shpërndaje në rrjete sociale