Ka një pagesë prej 600 mijë paund në javë dhe mund të ketë gjithçka që ai dëshiron. Por ylli i futbollit brazilian Neymar nuk mund të ketë dashurinë e vajzës që ai adhuron.
Makinat më të fundit, avionë privatë, prona të shumta rreth botës, madje edhe tipare të një modeli, e kanë bërë 25-vjeçarin një prej burrave më të pëlqyer për femrat në botë.
Por fatkeqësisht për të, 21-vjeçarja Bruna Marquezine nuk u tundua aspak nga e gjithë kjo pasuri e Neymar.
“Daily Mail” shkruan se pas një lidhje gati 5-vjeçare, modelja, njëkohësisht edhe aktore, i dha fund lidhjes së saj me futbollistin pas pushimeve romantike në Afrikën e Jugut në muajin qershor.
E nëse mendoni se ishte futbolliosti ai që i ka dhënë fund lidhjes, e keni shumë gabim. Miqtë e tij thonë se ndarja nga Bruna është përjetuar tmerrësisht keq nga braziliani, ndërsa modelja duket se po e përballon me sukses ndarjen.





Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...