Premier League do të ketë dy periudha merkatoje këtë verë për t’i mundësuar Manchester City dhe Chelsea të regjistrojnë lojtarë para Kupës së Botës për Klube
Premier League ka njoftuar se do të ketë dy dritare transferimesh këtë verë për t’i dhënë mundësi Manchester City dhe Chelsea të nënshkruajnë me lojtarë përpara Kupës së Botës për Klube.
Merkatoja do të hapet nga e diela, 1 qershor, deri të martën, 10 qershor, pastaj do të mbyllet për pesë ditë dhe do të rihapet sërish nga e hëna, 16 qershor, deri të hënën, 1 shtator.
Kjo verë do të shënojë edicionin e parë të zgjeruar të Kupës së Botës për Klube nga FIFA, e cila tani përfshin 32 ekipe dhe ndjek formatin e Kupës së Botës për kombëtare të viteve të fundit.
Chelsea dhe Manchester City janë përfaqësuesit e Premier League në këtë turne, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara duke nisur nga e diela, 15 qershor.
Por Premier League mund të ketë vetëm 12 javë merkato gjatë verës, ndaj është vendosur një ndërprerje pesëditore për ta zgjatur deri më 1 shtator, në përputhje me ligat e tjera kryesore të Evropës.
FIFA ka lejuar regjistrimin e lojtarëve të rinj për Kupën e Botës për Klube në dy periudha: nga 1 deri më 10 qershor dhe nga 27 qershor deri më 3 korrik për fazën me eliminim direkt.
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...