Është ylli i Bayern Munich, David Alaba, që sipas ‘Mundo Deportivo‘ po i intereson trajnerit Valverde, transmeton lajmi.net.
Transferimi i Alaba do t’i jepte mundësi trajnerit që të bënte rotacione edhe me Jordi Alba, i cili vitin e kaluar nuk kishte asnjë partner në krahun e majtë.
Gjithsesi, reprezentuesi i Austrisë është në kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2021, dhe Barca nuk do ta ketë të lehtë ta shkëpusë nga ajo kontratë.
Por, lëvizja e bavarezëve për Lucas Hernandez, të cilin e transferuan për 80 milionë euro, mund të jetë favor për kalimin e Alaba tek Barcelona.
