Trajneri i Republikës Çeke, Karel Jarolim, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares, pas humbjes me rezultatin 5-1, në miqëosren ndaj Rusisë, si dhe asaj ndaj Ukrainës në shtëpi për Ligën e Kombeve, me shifrat 1-2.
Ka qenë vetë Federata Çeke e Futbollit që ka bërë me dije lajmin, ndërkohë që, akoma më shumë habisin fjalët e vetë trajnerit pas dorëheqjes.
“Ndihem shumë keq, besoj se tani meritoj një ekzekutim publik. I gjithë faji është i imi. Skuadra tani ka nevojë për një shtysë të re” – është shprehur Jarolim.
Jarolim drejtoi Çekinë në 22 ndeshje, dhe arriti vetëm 10 fitore, dhe 8 humbje. Ekipi i tij pësoi plot 28 gola.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...