Mbrojtësi i Real Madrid-it, Ferland Mendy ka pranuar se ishte frikësuar t’i bashkohet klubit nga Lyon-i.
Mendy kompletoi transferimin të gjiganti spanjoll edicionin e kaluar dhe ka shkëlqyer duke arritur të jetë në formacionin titullar, transmeton portali arbresh.info.
Francezi arriti t’ia zërë vendin Marcelo-s, derisa besimi i madh i Zinedine Zidane tek lojtari ka bërë që “Los Blancos” ta shesin Sergio Reguilon të Tottenham-i.

Mirëpo, Mendy ka zbuluar se edicion e kaluar ishte i frikësuar t’i bashkohet, ndërsa gjithashtu ka konfirmuar lidhjet e mira me Marcelo-n.
“Kur nënshkrova me Real Madrid-in isha shumë i frikësuar. Ishte vështirë të arrijë këtu, por u adaptova shpejtë dhe duket se në fund gjithçka doli mirë”.
“Nuk mendoj se kam marrë pozitën e Marcelo-s. Kemi lidhje të mirë dhe me ka dhënë këshilla të mira deri tani”, deklaroi ai.
Në dy xhirot e para të këtij edicioni, Mendy ka qenë titullar./arbresh.info.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja