Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka pranuar se skuadra e tij ishte me fat që e mbajti disavantazhin në 2-0 pas humbjes ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Slot ka folur pas ndeshjes duke theksuar se PSG krijoi më shumë raste dhe mund të kishte shënuar më shumë, por theksoi se Liverpooli mbetet ende në lojë.
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0 sepse ata patën më shumë raste, megjithëse goli i parë u duk i vështirë. Por më pas ata patën më shumë raste për të shënuar më shumë”, ka thënë fillimisht Slot.
“Është shumë mirë për ne që jemi ende në lojë dhe mund t’i sjellim ata në Anfield, dhe e dimë sa i rëndësishëm mund të jetë Anfield-i për ne”, përfundoi trajneri i Reds.
Ndeshja kthyese mes PSG-së dhe Liverpoolit do të zhvillohet në javën e ardhshme apo më saktë më 14 prill nga ora 21:00.
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!