
Mbrojtësi shqiptar Elsied Hysaj është startues ndaj Manchester Cityt
Mario Giuffredi, menaxheri ndër të tjerë edhe i mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, i është përgjigjur disa pyetjeve të “RMC Sport Network”, pjesë e rubrikës “Tuttomercato”, për të folur në lidhje me transferimin e futbollistëve të menaxhuar prej tij.
Në mënyrë të veçantë, menaxheri Giuffredi foli për mbrojtësin e djathtë të Napolit dhe përfaqësueses së Shqipërisë, Elseid Hysaj.
“Për Elseid po flisnim në lidhje me transferimin te Chelsea, më pas u finalizua transferimi i Sarrit dhe fatkeqësisht iu mohua mundësia që të shojë në Premier League. Po flisnim prej muajsh, për të mundësuar konkretizimin e atij shansi. Rinovimi? Nuk e kemi me nxitim.
Elseid ka vetëm dy vite kontratë, është Napoli që duhet ta ketë me nxitim. Në përfundim të sezonit, kur të ketë dy vite, atëherë do të flasim, por jemi në dispozicion edhe tani”, deklaroi menaxheri i shqiptarit të Napolit, Hysaj.
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...