Agjentja e sulmuesit të Manchester Cityt, Erling Haaland raportohet se është parë në “Santiago Bernabeu” të mërkurën mbrëma.
Rafaela Pimenta, agjentja e ylli norvegjez, sipas medieve britanike, u pa në fitoren e Real Madridit kundër Bragas.
“Cadena SER” raporton se Real Madrid ka hequr dorë nga nënshkrimi i yllit të PSG-së, Kylian Mbappe dhe në vend të tij, norvegjezi tani është objektiv kryesor i gjigantit spanjoll.
Megjithatë, qendërsulmuesi është i lidhur me Manchester Cityn deri në vitin 2027.
Mirëpo, siç raportohet, City ka të ngjarë të kërkojë një çmim marramendëse nëse Reali dëshiron ta blejë Haaland-in./rtk
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?