Simone Zaza ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar Interit para se afati kalimtar të mbyllet.
‘Zikaltërit’ kanë qenë në mesin e skuadrave më të përforcuara gjatë janarit, duke transferuar Christian Eriksen, Victor Moses dhe Ashley Young.
Në orët e fundit, Inter ka tentuar të sjellë edhe një sulmues, dhe Simone Zaza ka qenë dëshira e Antonio Contes.
Inter ka dashur huazimin e tij me mundësinë e blerjes në qershor, raporton Tuttosport.
Por, ka qenë Zaza që nuk është bindur nga kjo ofertë, dhe ka vendosur të qëndrojë te Torino.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...