Superylli botëror, Neymar Jr, nuk do të largohet nga Paris Saint-Germain në afatin kalimtar të verës që do të vie.
Është duke u flitur se ish futbollisti i Barcelonës, do të rikthehet në futbollin spanjoll, te rivali i përbetuar, Real Madrid.
Sipas mediave franceze, ylli brazilian nuk do të largohet nga Parc des Princes, transmeton arbresh.info.
Gazeta “Telefoot” raporton se Neymar është duke planifikuar një ‘qëndrim afatgjatë’ me fanellën e klubit parisien.
25-vjeçari brazilian thuhet se dëshiron të mbetet në Parc des Princes për ‘shumë vite’ dhe të ndihmojë klubin të vendoset në krye të futbollit evropian.
Madridi ka qenë klubi më i lidhur ngushtë me sulmuesin, i cili shkon në Paris në një rekord botëror për 222 milionë euro nga gjigantët katalunas vitin e kaluar. /arbresh.info/
Parashikimi i horoskopit, çfarë kanë rezervuar yjet për shen...
Tensione me Iranin, SHBA dislokon aeroplanë luftarakë në Por...
Moti sot i ftohtë në Kosovë
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash