Shkëndija e Tetovës është shpallur zyrtarisht kampione e Maqedonisë, ndonëse kampionati atje do ende edhe 7 javë që të përfundojë.
Kuqezinjtë dominuan totalisht këtë sezon, duke mposhtur dhe nxjerrë nga të gjitha objektivat skuadrën krenare të Maqedonisë, Vardarin.
Ferhan Hasani, kapiten i Shkëndijës, është shprehur tejet i lumtur për këtë triumf.
“Jemi shumë të kënaqur. pas tre viteve që jam këtu në Shkëndijë më në fund arritëm, por ja arritëm në mënyrë shumë më të suksesshme, dominuam gjatë tërë sezonit dhe kjo na bënë më shumë krenarë”, deklaroi Ferhan Hasani, kapiten i Shkëndijës.
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo