Brahim Díaz ka reaguar publikisht pas finales së Kupës së Afrikës të humbur nga Maroku ndaj Senegalit.
Mesfushori i Real Madridit, i cili gaboi penalltinë vendimtare që mund t’u jepte titullin “Luanëve të Atlasit”, ka marrë mbi vete përgjegjësinë e plotë për humbjen dhe ka kërkuar falje përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Më dhemb shpirti. Dje gabova dhe e marr të gjithë përgjegjësinë. Kërkoj falje nga zemra”, shkroi Brahim, duke shprehur dhimbjen e madhe për një rast historik të humbur, veçanërisht pasi finalja u zhvillua në tokën marokene.
Reprezentuesi i Marokut pranoi se kjo goditje do ta shoqërojë për një kohë të gjatë.
“Do ta kem të vështirë të rikuperohem, sepse kjo plagë nuk shërohet lehtë”, theksoi ai, në një mesazh të mbushur me zhgënjim dhe trishtim.
Megjithatë, Brahim nuk harroi të falënderojë tifozët për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë turneut.
“E ëndërrova këtë titull falë gjithë dashurisë që më dhatë, çdo mesazhi dhe çdo përkrahjeje që më bëri të ndihesha se nuk isha vetëm”, shkroi ai.
“Do të vazhdoj të luftoj. Jo për veten time, por për të gjithë ata që besuan tek unë dhe për ata që vuajtën bashkë me mua”, duke premtuar se do të japë gjithçka për t’ua shpërblyer këtë dashuri në fushë.
Edhe pse penalltia e humbur ka shënuar rrëfimin e finales, ajo nuk e fshin paraqitjen e tij në Kupën e Afrikës.
Brahim Díaz ishte golashënuesi më i mirë i turneut dhe figura kryesore e sulmit të Marokut në rrugën drejt finales./Arbresh.info

Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA