Shoqata e Trajnerëve të Futbollit në bashkëpunim me FFK-në më 6 shkurt (e hënë) do të organizojë seminarin për trajnerë të klubeve të Albi Mall Superligës dhe klubeve të Viva Fresh Ligës së Parë.
Seminari është njëditor dhe mbahet në selinë e FFK-së prej orës 10:00 deri në orën 16:00. Ligjërues në këtë seminar do të jetë z. Astrit Maçi, i cili do të shtjellojë dy tema; Sistemet në lojen e futbollit dhe përgaditjen fizike gjatë fazës së garave.
Cilësia e ligjëruesit është e nivelit të lartë, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një specialist të përgatitjeve tekniko-taktike dhe fizike të futbollistëve dhe ish-drejtor i Qendrës së Edukimit në FSHF.
Qëllimi i këtij seminari është ngritja e aftësive profesionale përkatësisht përformancës së trajnerëve në nivel edhe më të lartë. Pjesëmarrja e trajnerëve është obligative, derisa ata para fillimit të seminarit duhet të regjistrohen në regjistrin e prezencës.
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...
Dyshimet për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës, inte...
Kapen në flagrancë pesë persona duke tentuar të vjedhin një ...
I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në...