Manchester United ka arritur të shënoj një tjetër fitore në Premier League, duke e mposhtur Fulhamin me rezultat 3-2 në një fund dramatik.
Serinë e golave për “Djajtë e Kuq” e hapi Casemiro në minutën e 19-të pas një asistimi nga Bruno Fernandes, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa në minutën e 56-të, Casemiro asistoi për Cunhan i cili realizoi për 2-0.
Nëntë minuta më vonë, Fulhami shënoi mirëpo goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Pesë minuta para fundit të ndeshjes, mysafirët fituan penallti ku në gol e konkretizoi Jimenez, dhe hapi ndeshjen.
Në minutën e parë të shtesës, Fulhami barazoi lojën me golin e Kevin ku e bëri edhe më dramatik fundin e ndeshjes.
Por Manchester United nuk u dorëzua, dhe reagoi shpejtë ku në minutën e katërt me Seskon riktheu epërsinë.
Deri në fund skuadra e Carrick u mbajt dhe arriti fitoren e tretë radhazi.
Me këto tre pikë, United ngritët në pozitën e katërt me 41 pikë, kurse Fulhami bie i teti me 34 sosh./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...