Transferimi më i ri i Manchester United, Bruno Fernandes ka bërë efekt të madh të bashkëlojtarët.
Portugezi është duke i ndihmuar skuadrës për të hyrë në top katër, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të luajnë në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Mesfushori, Scott McTominay ka thënë se Fernandes e do topin dhe kur nuk ia pasojnë atëherë do jemi pak në telashe.

“Dëshiron ta këtë çdo top, t’i pasohet topi në çdo situatë dhe është pasues i mrekullueshëm që i duhet një skuadre”.
“Na duhet ky kreativitet, mendoj që erdhi dhe ka filluar në formën më të mirë. Nuk mund të them mjaftueshëm për mënyrën si ka filluar”.
“Për mua, është numër 10 që e do çdo top dhe duhet t’ia pasosh sepse nëse nuk e bën do jesh në telashe”, theksoi ai.
“Djajtë e Kuq” sonte (e enjte) janë mysafirë i LASK në Evropa Ligë./arbresh.info.
SHBA-ja konfirmon fundosjen e anijes iraniane, thotë se Tehe...
Vetëvendosje thërret konferencë për media në orën 19:35
Haxhiu: Kosova ka emra që mund të propozohen për President
PDK reagon pasi LVV e propozoi Konjufcën për president: Shum...
Haxhiu: Nuk thërras seancë për Presidentin pa qenë dy kandid...
Shkarkohet nga detyra e sekretarit të Kuvendit Arben Loshi