Conor McGregor ka insistuar se do vazhdojë të luftojë pavarësisht që shansi për rimetçin ndaj Khabib Nurmagomedov-in nuk do ndodh.
Khabib sonte (e shtunë) mposhti Justin Gaethje dhe pas ndeshjes i emocionuar njoftoi se ka vendosur të pensionohet, meqenëse nuk mund të luftojë pa babin e tij në kënd, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, McGregor në Twitter ka konfirmuar se do vazhdojë të luftojë, derisa i ka shprehur prapë ngushëllime.
“Përformancë e mirë Khabib. Unë do të vazhdoj. Respekt dhe ngushëllime për babin tënd përsëri. Për ty dhe familjen tënde. Sinqerisht i juaji, McGregor”, ka shkruar ai.
https://twitter.com/TheNotoriousMMA/status/1320110761679724544
Ylli rus e mbylli aventurën e UFC me një rekord prej 29 fitoreve pa humbje./arbresh.info.
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...