Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen mes Moldavisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropiani 2024.
Shqipëria ka shkuar në pushim me epërsi 0:1 ndaj Moldavisë, në stadiumin “Stadionul Zimbru”.
Sokol Cikalleshi ishte autor i golit të vetëm për Shqipërinë në këtë gjysmë pjesë, që realizoi nga penalltia në minutën e 25-të.
Kuqezinjve të Sylvinhos iu mjafton vetëm një barazim për të siguruar “biletën” që dërgon në Evropianin e vitin 2024.
Shqipëria në shkallët e stadiumit ka edhe përkrahjen e një numri të madh të tifozëve shqiptarë./Lajmi.net/
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...
E ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e paqartë