Prishtina dhe Dukagjini kanë ndarë pikët në ndeshjen e fundit të xhiros së 28-të në elitën e futbollit kosovar, me sfidën që u mbyll baras 1-1.
Të dy golat u realizuan në pjesën e parë, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht ishin mysafirët që realizuan me anë të Altin Mërlakut për ta marrë epërsinë në fillim të ndeshjes.
Por nuk vonoi shumë dhe Ilievski barazoi rezultatin pas një asistimit të Kryeziut.
Në pjesën e dytë dy skuadrat u munduan ta gjejnë golin e fitores por asnjëra nuk ishte e saktë.
Me këtë barazim Prishtina mbetet e treta në kuotën e 43 pikëve aq sa ka edhe Gjilani, kurse Dukagjini ndodhet në pozitën e gjashtë me 35 sosh.
Duelin e radhës Prishtina e luan me Llapin, kurse Dukagjini përballet me Gjilanin./Arbresh.info
Irani: Anijet e Marinës amerikane që përpiqen t’i bllokojnë ...
Yamal para ndeshjes me Atleticon: Nuk ka mbaruar ende, “remo...
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...