
photo by: @Shpend Ahmeti
Gjilani dhe Prishtina i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës, pasi sfida u mbyll pa gola.
Ndeshjen më mirë e nisën skuadra e kryeqytetit, që lëshuan raste të njëpasnjëshme shënimi.
Prishtina mund të kishte përfunduar takimin qysh në pjesën e parë, nëse nuk do t’i shpërdoronte tri shanse të sigurta për lojë.
Pjesa e dytë pati një pamje tjetër, me vendasit që ishin më kërkues.
Qysh në startin e saj, Gjilani lëshoi një rast të qind për qind për gol, me portierin e Prishtinës që bëri një intervenim fantastik.
Në minutën e 75-të të takimit, Erzen Hyseni mendoi se e kishte shënuar golin e fitores, por pas më shumë se tetë minuta, VAR-i bëri të ditur se ishte në pozicion jashtë loje.
Kjo natyrisht se dëshpëroi lojtarët vendas, ndërsa dy skuadrat tentuan deri në fund që të merrnin pikët e plota.
Prishtina aktualisht ka grumbulluar vetëm tri pikë, ndërsa Gjilani ka marrë pikën e parë, ndërsa po ashtu është edhe ndeshja e tyre e parë këtë edicion.
Kryeqytetasit në xhiron e tretë do të përballen me Malishevën, ndërsa gjilanasit do të kenë punë me Feronikelin ’74.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës