Mbrojtësi i Manchester United, Victor Lindelof pranon se ata kanë qenë të dobët këtë sezon.
Suedezi pranon se qëndrueshmëria u ka shpëtuar atyre gjatë sezonit.
“Unë mendoj se ne duhet të gjejmë më shumë stabilitet në lojën tonë dhe ne duhet të fitojmë më shumë ndeshje”, tha Lindelof.
“Këtë sezon ne kemi fituar një ndeshje, pastaj kemi humbur dhe më pas kemi luajtur një barazim dhe ndoshta kemi fituar. Ne duhet të bëhemi më të qëndrueshëm në paraqitjen tonë”.
“Duhet të jetë fokusi ynë kryesor, sepse ndonjëherë mendoj se është shumë e lehtë për kundërshtarët të luajnë përmes nesh dhe të marrin shanse”.
“Ne duam të jemi më lart në tabelë dhe duam të luftojmë për titujt, por kjo kërkon më shumë vazhdimësi dhe ne duhet të qëndrojmë së bashku si grup dhe të besojmë në veten tonë”, përfundoi ai./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve