Everton dhe Barcelona kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e francezit Lucas Digne nga klubi katalanas në Premier League.
Everton do të paguajë 23 milionë euro për futbollistin që luan në të majtë të mbrojtjes dhe gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Roma dhe Paris Saint-Germain.
Futbollisti, që javën e kaluar mbushi 25 vjeç, nuk ka qenë kurrë titullarë në “Camp Nou” dhe kjo qe arsyeja që i kushtoi edhe praninë në Kupën e Botës 2018 te përfaqësuesja që u shpall kampione.
Në këto kushte, Digne i kërkoi trajneri Valverde të largohej, që në ditët e para të korrikut dhe pasi mori disa oferta, klubi i Barcelonës dhe vetë futbollisti vendosi se ajo e Everton ishte më e mira.
Nesër, Digne do të jetë në Liverpool për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të vijë prezantimi te skuadra e tij e re, ku pritet të zërë vendin e Leighton Baines, që në moshën 34-vjeçare nuk jep më garancitë e dikurshme.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit