Futbollisti i Arsenalit, Gabriel, ka kaluar një situatë aspak të këndshme pak muaj më parë në garazhin ku po parkonte Mercedesin e tij me vlerë 45 mijë sterling.
Nga pamjet që u publikuan vetëm një ditë më parë, shihet qendërmbrojtësi 23-vjeçar që kërcënohet nga dy personat që mbanin në duar shkopa bejsbolli.
Fillimisht, Gabriel, u jep çelësat e makinës dhe orën grabitësve, por më pas përleshet me njërin prej tyre, madje i heq edhe kapelën, që mbeti si provë në vendngjarje.
Pikërishtë nga një fije floku e mbetur në kapelë, u nxor AND-ja e grabitësit, që i përkiste, Abderaham Muse, një person i njohur për vepra të mëparshme penale, i cili mori një dënim shembullor prej 5 vitesh burg për këtë ngjarje e ndodhur në muajin gusht./Arbresh.info
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin