Franca fitoi miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e kaluar kundër Italisë.
“Les Blues” regjistruan një fitore me rezultat të thellë 3 me 1 në stadiumin Allianz Riviera të Nices në takimin miqësor të zhvilluar kundër kombëtares së Italisë, shkruan portali arbresh.info.
Samuel Umtiti dërgoi herët në epërsi francezët duke shënuar për 1 me 0 nga afërsia para se Antoine Griezmann të dyfishonte rezultatin për 2 me 0 pas golit të shënuar nga penaltia në minutën e 29′.
Italia arriti të ngushtojë epërsinë e nikoqirëve përmes Leonardo Bonuccit që mposhti portieri Hugo Lloris në minutën e 36′, por super talenti Ousmane Dembele tregoi më pas se ka një të ardhme të ndritur me golin e bukur që shënoi në minutën e 62′ për 3 me 1.
Mirëpo, ylli i Barcelonës kishte një shans të mrekullueshme menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë duke paralajmëruar kombëtaret e tjera pse duhet t’i frikësohen skuadrës së Didier Deschamps në Kampionatin Botëror.
Në videon më poshtë mund të shikoni rastin ku Dembele tregon shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme në një kundërsulm para se të godas shtyllën./arbresh.info/
https://twitter.com/bcentremedia/status/1002654111093776384
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova