Sulmuesi francez i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka thënë se është i kënaqur me fitoren kundër Gironas.
‘Los Blancos’ mposhtën Gironan (0-3), fundjavën që lamë duke e ngushtuar diferencën me kreun e tabelës, Barcelonën në vetëm dy pikë.
Mbappe, i cili shënoi golin e tretë në fitoren ndaj Griona-s, tha se dueli me Gironan nuk ishte ndeshje e lehtë.
“Ishte një ndeshje e vështirë. Ne e dinim rëndësinë e kësaj ndeshje, por ne luajtëm mirë dhe e fituam ndeshjen”, ka thënë Mbappe.
Ish-ylli i PSG-së, ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij Jude Bellingham, por sipas tij, edhe Brahim Diaz dhe Arda Turan bën ndeshje të madhe.
“Ai është një lojtar i madh. Juda bëri lojë të shkëlqyer. Gjithashtu ndeshje të madhe bën edhe Brahim dhe Diaz. Të luash këtu më lojtarë të cilësisë së lartë është kënaqësi”, ka pohuar Mbappe./rtk
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...