Real Madridi ka shënuar fitore të thellë ndaj Kairat Almatyt me rezultat 5-0, duke e arritur fitoren e dytë në po aq ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Takimi nisi me përpjekjet e vendasve për një gol befasues, por që nuk ndodhi, shkruan Arbresh.info.
Reali fitoi një penallti me Mastantuonon në minutën e 25-të, të cilën në gol e konkretizoi Kylian Mbappe.
Skuadra e Alonsos vazhdoi iniciativën por pjesa e parë mbaroi me këtë rezultat.
Një top të gjatë që e mori nga Courtois, Mbappe e shndërroi në gol dhe dyfishoi epërsinë, në minutën e 52-të.
Francezi nuk u ndal dhe realizoi një tjetër gol të bukur në minutën e 74-të ku edhe e kompletoi hattrickun e tij.
Një tjetër francez realizoi për Realin, Eduardo Camavinga në minutën e 83-të, realizoi golin e katërt, pas një asistimi fantastik nga Rodrygo. Ndërsa vulën e fitores e dha Brahim Diaz me një gol në minutën e tretë shtesës për 0-5.
Pas dy ndeshjeve Real Madridi ka gjashtë pikë, kurse Kairati ende nuk e ka shijuar asnjë pikë këtë edicion në Ligën e Kampionëve.
Takimin e radhës, Reali e luan ndaj Juventusit në ‘Santiago Bernabeu’, kurse Kairati luan ndaj Pafosit./Arbresh.info
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë