Adoleshenti i shumë kërkuar i Monacos, Kylian Mbappe ka theksuar madhështinë e Real Madridit pas spekulimeve në rritje për transferim te kampioni evropian.
Sensacioni i ri i futbollit francez, 18-vjeçari Mbappe ka qenë duke u kërkuar nga një numër i madh klubesh evropiane, veçanërisht nga lideri i La Ligas – Real Madridi, transmeton portali arbresh.info. Por, Mbappe refuzoi të mohojë në të ardhmen kalimin te ‘Santiago Bernabeu’ pas miqësores së humbur të Francës 2 me 0 ndaj Spanjës të martën.
“Tani unë jam një lojtar i Monacos, por sigurisht që është një ekip i mrekullueshëm”, tha Mbappe. “Karim Benzema është një lojtar i mrekullueshëm. Trajneri Zinedine Zidane është një tjetër peron i mrekullueshëm”
“Por, tani jam i fokusuar në Monaco dhe më pas do të shohim”
Mbappe ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 11 asistime këtë sezon në Liga 1./arbresh.info
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...
Xi Jinping nis vizitën historike në Korenë e Veriut, pritje ...
PSD nuk siguroi as 2 mijë vota, vjen reagimi nga Natyra Kuçi