Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, ka treguar pse vendosi të rinovojë kontratën me klubin francez. Marrëveshja e re e futbollistit francez llogaritet deri në vitin 2025.
Sulmuesi 23-vjeçar beson se me PSG-në do të ketë mundësinë të fitojë trofe dhe të vendosë rekorde historike.
“Klubi po planifikon të fillojë një epokë të re dhe historia ime nuk ka përfunduar ende këtu. Gjithmonë kam thënë se doja të isha më i miri dhe tani nuk duhej të isha larguar. Besoj se historia ime në PSG mund të jetë edhe më e bukur”, thot Mbappe.
Kujtojmë se Real Madridi ishte aktivisht i interesuar për lojtarin, por Mbappe vendosi të refuzojë “klubin mbretëror”, duke zgjatur marrëveshjen me parisienët. /abcnews.al/
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...
Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec