Kylian Mbappe tanimë është prezantuar si lojtar i Real Madridit para mijëra tifozëve në stadiumin mitik Santiago Bernabeu.
Ai në fjalimin e tij të parë si lojtar i Real Madridi ka theksuar se ka qenë ëndërr e tij e fëmijërisë të jetë pjesë e këtij klubi, shkruan Arbresh.info,
“Është e pabesueshme të jesh këtu. Kam ëndërruar të luaj për Real Madridin prej vitesh, kjo ëndërr është realizuar sot”, tha fillimisht Mbappe.
“Jam i lumtur, jam vërtet i lumtur”, tha francezi ndër tjera.
Mbappe do të debutojë me fanellën e Real Madridit në ndeshje zyrtare në finalen e Superkupës së Evropës ndaj Atalantës./Arbresh.info
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...