Franca humbi 2-0 ndaj Gjermanisë në miqësoren e zhvilluar këtë të shtunë.
Duke folur pas kësaj sfide, ylli i kombëtares së Francës, Kylian Mbappe u shpreh se pavarësisht gjithçkaje skuadra e tyre ka vetëm një qëllim, fitoren e EURO 2024.
“Ideja mbetet e njëjtë, që është të fitojmë Kampionatin Evropian. Unë mendoj se nuk është e vështirë ta bësh këtë sepse të gjithë kanë të njëjtin qëllim. Ne kemi një grup të veçantë, të bashkuar, jemi shumë të lumtur dhe duam të bëjmë edhe më shumë duke fituar trofe”-deklaroi Mbappe.
Franca gjendet në grupin D në Evropian me Austrinë dhe Holandën teksa të martën do të mësojë edhe kundërshtarin e fundit./Arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...