Mbappe i dërgon mesazh Marcus Rashfordit, pas penalltisë së humbur në finale të Euro 2020

13:34 | 13 Korrik 2021

Kylian Mbappe është në mesin e shumë njerëzve të cilët i kanë dërguar mesazhe mbështetëse Marcus Rashfordit, pas penalltisë së humbur në disfatën e Anglisë kundër Italisë në penallti në finale të Euro 2020.

Rashfordi ishte lojtari i parë i Anglisë që e humbi penalltinë duke e goditur shtyllën pingule.

Pas tij dështuan edhe Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, të cilëve goditjet nga pika e bardhë ua mbrojti portieri Gianluigi Donnarumma.

Mbappe, ndërkohë, përjetoi fat të njëjtë në Euro 2020 pasi e humbi penalltinë vendimtare dhe Franca u eliminua në 1/8 e finales në përballje me Zvicrën.
Sipas The Athletic, Mbappe ishte ndër të parët që i dërguan mesazh privatisht Rashfordit pasi ai e humbi penalltinë në finale.

Sipas gazetës britanike, sulmuesi francez e kishte ngushëlluar Rashfordin dhe i kishte bërë thirrje të jetë pozitiv.

Rashfordi kërkoi falje pas ndeshjes për humbjen e penalltisë./Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara