Real Madridi nesër luan ndaj Real Sociedadit në kuadër të gjysmëfinales së parë në kuadër të Copa del Rey.
Disa orë më parë u raportua për një mungesë të Kylian Mbappes në këtë sfidë për shkak të një problemi me dhëmb, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo në konferencën për shtyp, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti konfirmoi se francezi do të jetë në ndeshje.
“Mbappe do të udhëtojë me ne. Ai kishte problem me dhëmbin dhe nuk ushtroi me ne. Të gjithë ata që do të udhëtojnë do ta kenë një rast. Kjo vlen edhe për Endrick”, deklaroi “DonCarlo” në konferencë për shtyp.
Sfida mes Real Madridit dhe Real Sociedadit nis nga ora 21:30./Arbresh.info
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...