Real Madrid do nënshkruajë me sulmuesin Kylian Mbappe parakontratë, pasi dështuan ta transferojnë në verë.
Real Madrid do nënshkruajë me sulmuesin Kylian Mbappe para kontratë, pasi dështuan ta transferojnë në verë.
“Los Blancos” kanë shprehur interesim për 22-vjeçarin në javët e fundit të afatit kalimtar, derisa tre oferta u refuzuan nga PSG.
E fundit ishte me vlerë 220 milionë euro, por PSG asnjëherë nuk ktheu përgjigje duke injoruar plotësisht.
Mbappe do kalojë edhe pjesën tjetër te sezonit te PSG, ku do arrijë të luajë pranë Lionel Messi dhe Neymar, sidoqoftë, nuk mendon të rinovojë kontratën.
Kontrata e francezit skadon në verë që nënkupton se qysh në janar ka të drejtë të nënshkruajë me klubin e ëndrrave.
Sipas Goal, Reali do vazhdojë bisedimet me Mbappe në janar dhe pastaj ta transferojnë në verë si agjent i lirë.
Liverpool në të kaluarën ka qenë i interesuar për Mbappe, por kuptohet se zemra e lojtarit është të kalojë në “Santiago Bernabeu”.
Mbappe ka shënuar tre gola në këtë sezon, derisa për PSG-në numëron 135 gola dhe 63 asistime në 175 paraqitje.
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...