Klubi anglez, Manchester Unitedi e ka bërë objektiv kryesor të verës së ardhshme sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.
Mbappe ka qenë subjekt i spekulimeve intensive të transferimit, me një largim nga PSG, pasi kontrata e tij skadon në vitin e ardhshëm.
Real Madridi mendohet se po mban nën kontroll situatën e fenomenit 22-vjeçar dhe një transferim në Santiago Bernabeu është më i munduri.
Megjithatë, Los Blancos pritet ta kenë një rival të fortë për transferimin e Mbappes.
Sipas rrjetit televiziv ESPN, Manchester United ka shtuar Mbappen në listën e tyre të synimeve për vitin 2022.
Ai është në listën e dëshirave të Djajve të Kuq pasi ata planifikojnë transferimin e një ‘emri të madh’ përpara verës së ardhshme.
Kontrata e Edinson Cavanit skadon verën e ardhshme dhe Ole Gunnar Solskjaer është i gatshëm të eksplorojë opsionin për blerjen Mbappes si lojtar i lirë. /Telegrafi/
Hamza: Si kryeministër, do të punoj për ekonomi digjitale të...
2.2 miliardë lekë për shtresat në nevojë, Qeveria e Shqipëri...
Edi: Po supozoj që dikush i ka ndërhyrë Dolces në lojë
Dovbyk largohet nga Roma, Premier League e ardhmja e tij
Kryediplomatja shqiptare: RMV të respektojë shqipen, identit...
KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues