Sapo është mbajtur takimi i paralajmëruar më parë ndërmjet Ministrisë së Sportit, Komunës së Prishtinës, Punëkryesit, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe klubit të FC Prishtinës.
Prishtina u përfaqësua nga Remzi Ejupi dhe Ahmet Kurtolli në lidhje me stadiumin e kryeqytetit, shkruan Gazetasheshi.com.
FC Prishtina bashkë me kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti kishin kërkuar që t’u lirohet stadiumi për duelin e fundjavës me Dritën.
Mirëpo, vendimi final për këtë është shtyrë për pasditën e sotme, kur MKRS si investitor do të dalë me një komunikatë.
Megjithatë, për momentin, situata mbetet e njëjtë – nuk ka lojë në stadiumin e Prishtinës dhe sipas të gjitha gjasave edhe vendimi final do të jetë kësisoj.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje