Kongresi i 49-të i zakonshëm i UEFA-s mblodhi sot në Beograd Presidentët dhe Sekretarët e Përgjithshëm të 55 federatave anëtare të UEFA-s.
Gjatë kongresit, UEFA njoftoi se Karl-Erik Nilsson, David Gill dhe Karl-Heinz Rummenigge janë shpallur anëtarë nderi të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Rezultatet e zgjedhjeve
Në zgjedhjet për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe Këshillin e FIFA-s, u përzgjodhën kandidatët e mëposhtëm:
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s (mandat katërvjeçar)
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s (mandat dyvjeçar)
Këshilli i FIFA-s (mandat katërvjeçar)
Gjithashtu, Claudius Schäfer u ratifikua si përfaqësues i Ligave Europiane në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s për një mandat katërvjeçar.
Çështjet financiare dhe raporti vjetor
U prezantuan raportet financiare për sezonin 2023/24 dhe buxheti për 2024/25, duke treguar se UEFA vazhdon të shpërndajë suksesin e garave të saj në të gjithë futbollin europian.
Kongresi miratoi gjithashtu raportin vjetor të UEFA-s për 2023/24, duke përmbledhur strategjinë e re në fusha të ndryshme të futbollit modern: garat, zhvillimin, qëndrueshmërinë dhe qeverisjen.
Garat e UEFA-s dhe UEFA Women’s EURO 2025
U bë një analizë e sezonit 2024/25, ku për herë të parë u prezantua formati i ri i fazës së ligës në kompeticionet e klubeve të UEFA-s, i cili do të zbatohet edhe në UEFA Women’s Champions League sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, CEO i UEFA Events SA, Martin Kallen, prezantoi ecurinë e përgatitjeve për UEFA Women’s EURO 2025, që do të zhvillohet në Zvicër nga 2 deri më 27 korrik, me pjesëmarrjen e 16 ekipeve Kombëtare.
Si çdo vit, kongresi mbajti një minutë heshtje në nder të figurave të futbollit europian që janë ndarë nga jeta gjatë vitit të fundit.
Në fund, u konfirmua se Kongresi i ardhshëm i UEFA-s do të mbahet më 12 shkurt 2026 në Bruksel, Belgjikë.
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...